Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar kontratën për të cilën dyshohet se është një nga arsyet pse është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Përmes një komunikate për media, KEK-u ka sqaruar kontrata ishte ndërprerë para një muaji, dhe asnjë cent nuk është paguar në rastin e riparimit të kaldajës në njësinë A5.
KEK-u ka thënë se kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar në fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprerë më datë 20.03.2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).
“Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagesë nuk është realizuar në favor të operatorit. Korporata Energjetike e Kosovës është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5”, thuhet në njoftim.