KEDS ka njoftuar për dëme në rrjetin elektrik në disa rajone të Kosovës për shkak të erërave të forta.
Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, KEDS ka njoftuar se rajoni më i prekur është ai i Ferizajt, shkruan Demokracia.com.
“Për shkak të erërave të forta që filluan sot, në disa rajone të Kosovës janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, veçanërisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike”, thuhet në njoftim.
“Rajoni më i prekur është ai i Ferizajt, ndërkaq ekipet e KEDS-it ndodhen në terren për të sanuar dëmet”, vijon njoftimi.