Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Bukosh të Suharekës.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
“Dy persona kanë lëndime të rënda trupore. Ata janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Regjional të Prizrenit. Njëri nga ta për shkak të lëndime është dërguar në QKUK””, tha Gashi.
“Më vonë janë paraqitur edhe dy persona të tjerë që kanë kërkuar ndihmë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Lëndime kanë qenë të lehta dhe janë liruar në shtëpi”, theksoi ai.
Gashi iu bëri thirrje ngasësve të automjeteve dhe pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes.