Një aksident mes dy veturave, njëra e policisë, ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.