Katër referë kosovarë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Danimarka – Kazakistani (U21), e vlefshme për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Refer kryesor do të jetë Genc Nuza, ndërsa ndihmës të tij janë Faltum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa refer i katërt është Besfort Kosumi.
Ndeshja do të luhet më 4 qershor, në orën 15:00.
Kjo nuk është hera e parë që referëve kosovarë iu delegohen përgjegjësi të tilla nga UEFA.