Edhe katër raste të reja janë shënuar me COVID-19 në Kosovë, duke rritur numrin e përgjithshëm në 273.803.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 12 persona, si dhe janë 84 raste aktive.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit Publik, numri i testimeve gjatë orëve të fundit ka qenë 41.
Ndërkaq, numri i personave që janë të shtrirë në spitalet e Kosovës me COVID-19 në Kosovë është 20. /teve1.info/