Katër zyrtarë policorë janë lënduar në aksionin në komunën e Zveçanit, njoftojnë gazetarët që po raportojnë nga atje.
Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.
Nga kjo përplasje mbeten të lënduar katër zyrtarë policorë, sipas gazetarëve që po raportojnë atje.