GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Katër apo tetë? Kush janë deputetët, sipas opozitës, që do të ikin nga VV

29/07/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Dy deputetë të opozitës kanë paralajmëruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do të ikin disa deputetë. Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se tetë deputetë  të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie. Duke komentuar këtë deklaratë, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosja ka dyshime se do t’i ikin katër deputetë. Por, kush janë këta deputetë? Një është ‘lajmëruar’ mbrëmë.

Lëvizjes Vetëvendosje mund t’i largohen disa deputetë. Së paku kështu po paralajmërojnë partitë opozitare.

Ish Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ishte ai i cili paralajmëroi i pari këtë.

Sipas tij, tetë deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie.

“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Ai tha se Qeveria mund të bie “në vjeshtën e vonshme” dhe se “ka pasur lëvizje brenda koalicionit qeverisës”, pasi tha se “ka pakënaqësi mes deputetëve”.

Një prej deputetëve të kësaj partie ka paralajmëruar largimin publikisht.

Ish-ushtari i UÇK-së, Fatmir Humolli, ka thënë se s’do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të VV’së nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale.

Ka paralajmëruar edhe krijimin e një grupi të ri parlamentar.

“Çështja e veteranëve është në proces. Nuk do të jem pjesë e grupit (v.j. nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale). Do të jem deputet i pavarur, ashtu siç kam qenë në listën e VV-së si i pavarur dhe nuk i bashkohem asnjë grupi politik. Do të shohim mundësinë për të bërë një grup tonin parlamentar”, ka thënë Humolli.

Humolli nuk ka pranuar të tregojë se kush tjetër do të mund t’i bashkohej këtij grupi të ri, duke thënë se kjo do të merret vesh ndërkohë.

Megjithatë, Humolli ka thënë se Qeveria do ta ketë përkrahjen e tij për çështjet që i konsideron të drejta.

Për këtë deklaratë të Gashit ka folur dje për Gazetën Express, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se s’ka informatë dhe se s’ka parë indikacion se deputetë të koalicionit qeveritar duan t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.

Kusari i tha Gazetës Express se në grupin parlamentar të LVV-së s’ka pasur “kurrfarë indicie” për largim.

“Jo nuk e kam as informatë, as indikacion… Te grupi ynë paralamentar nuk ka pasur kurrfarë indicie të deputetëve që mund të largohen”, tha ajo.

Deklaratën e Gshit e ka komentuar mbrëmë edhe deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Ai tha për këtë ka folur me vet deputetët e VV-së dhe ata i kanë thënë se kanë dyshime se katër deputetë do të largohen.

Ai tregon se këtë bisedë e ka patur me deputetët në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Për këto tetë vota përgjigjen më të mirë do të jepte Arben Gashi. Pas këtyre fjalëve, fola me di9as deputetë  të mazhorancës. Ata më thanë se ka dyshime për katër prej deputetëve, por jo 8. Pra mund të ketë katër deputetë që mund të ikin prej VV-së dhe t’i bashkohen subjekteve tjera. Por për më shumë pyeteni vetë Arben Gashin”, tha Haxhiu në Dpt te Fidani.

Tutje, ai tha se nuk do të flas me emra se për cilët deputetë dyshohet.

“Jo, më thanë ata vetë. Ka dyshime, por nuk dua të flas me emra. Shpresoj mos të ndikojë në votimin e Trustit”, shtoi ai.

Tags: deputetetLargimivv
ShareTweetShare
Previous Post

Aksidenti me fatalitet në Podujevë: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, vetura u bë llom pasi u ndesh me autobusin

Next Post

Disa mënyra se si të trajtoni djegien nga dielli

Next Post

Disa mënyra se si të trajtoni djegien nga dielli

Lajmet e fundit

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.