Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar sonte një shkrim në Facebook ,me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisës së Kosovës.
Statusi i tij :
ATA QË E MOHOJNË HISTORINË PËRFUNDOJNË NË KANALIZIMIN E HISTORISĒ
O Miq,
Nuk kane qare Kurti e Osmani pa e permend Presidentin Hashim Thaçi. Ja disa situata më poshtë.
Kur fëmijët e tyre fillojnë të mësojnë histori në shkollë fillore ata do te ballafaqohen me shumë njësi mësimore ku përmendet UÇK-ja, Hashim Thaçi, Kadri Veseli si disa nga liderët e saj, etj etj.
Pastaj kur i vjen radha e njësisë mësimore për shpalljen e pavarësisë, fëmijët e tyre do ti pyesin:
“ Babi, Mami kush e shpalli pavarësinë?”. Kurti e Osmani nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre me u vlerësu me 5 kanë me ju thënë:
“ Kryeministri Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë”.
Ama një pyetje ka me qenë pak ma e rëndë:
“ Babi, Mami e ju ku ishit ?”. Nëse ua tregojnë të vërtetën atëherë Kurti do të thoshte:
“ Unë isha rrugëve duke u zhagit kundër asaj pavarësie. Ftova njerëz shumë me protestu me çrast u vranë dy”
Fëmijët: “Po babi ti u bëre Kryeministër i cilit shtet?
Kurti: “ u bëra kryeministër i po atij shteti….sepse vendosa ti harroj protestat dhe të vrarët”.
Kurse Osmani do duhej të thoshte :
“ Mua atëherë më kapi përdore Presidenti i Kosovës e më shëtiti në SHBA. Ai kishte takim me Obamën. E pash edhe unë Obamën. E ke një foto aty në libër. Njëkohësisht, merrja naftë pa pare me shku në punë. Ishin kohëra të mira “.
Nëse nuk ua tregojnë të vërteten fëmijët do e kuptojnë nga librat e historisë. Nëse ua ndalojnë edhe librin e historisë, atëherë të vërtetën ua tregojnë shokët e shoqet e klasës.
Kurti e Osmani kanë me bë xhiron siç e bëjnë plot politikan të botës në politikë pa lënë ASNJË gjurmë të shënuar në histori.
Kështu që miq mos e prishni festën sonte. Me kujtimin për të rënët vazhdoni ta shënoni këtë datë historike.
( për më shumë për binomin Kurti-Osmani dhe kompleksin e tyre në relacion me historinë lexojeni postimin tim mē poshtë me titull:
“ KURTI E OSMANI NË PËRVJETORIN E PROTESTAVE TË 10 SHKURTIT 2007)