Edhe tre ditë na ndajnë nga dita kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, me 15 prill.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, disa ditë më parë i ka dërguar një letër për takim për konsultime paraprake për formimin e Qeverisë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së i tha jo kategorikisht një takimi të tillë.
Por nëse një ftesë e tillë i dërgohet edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), si duhet të veprojnë tutje
Lidhur me këtë çështje në një prononcim ka folur profesori universitar Ardian Kastrati, i cili thotë se në rast se ka një ftesë të tillë, PDK duhet ta refuzoj.
Tutje ai shton se asesi nuk bën të mendohet koalicioni me ato subjekte politike që kanë shprehur qëndrime që fyejn vlerat dhe idelaet e UÇK-së.
“PDK duhet ta refuzoj takimin me VV. Ndersa sipas meje, as ne enderr nuk ben te mendohet koalicioni me ato subjekte politike që kanë shprehur qëndrime që fyejnë vlerat dhe idealet e UÇK. Kjo do te ishte fyerje per elektoratin e PDK. Nuk eshte ne moralin politik te PDK te beje koalicione me ata qe e kane fyer rendee identitetin dhe ADN-në e PDK-së, e cila është thellë e rrënjosur në kauzën e luftës për liri të UÇK-së. Psh Hekuran Murati ka krahasu Veteranet me Mercenare, perderisa Gervalla ka shprehur gatishmeri te deshmoje kunder lidereve te UCK e PDK ne Hage, ndersa lideri i VV ka bere thirrje ” Ik Hashim” per ne Hage dhe ka fyer presidentin e familjen e tij duke i kerku qe djali i tij te martohet me vajzen e Vucicit. Pastaj, aspektet programore poashtu i ndajne esencialisht vizionet per te ardhmen e vendit”, tha ai.
Kastrati potencon se në rast se do të pytej kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe disa bashkëpunëtorë të tij, koalicioni edhe mund të ndodhte.
Ndër të tjera ai thotë se njerëzit që tani janë në krye të PDK nuk përfaqësojnë asgjë nga identiteti e baza e PDK-së, ku sipas tij për dy dekada nuk i kanë dhënë asgjë kësaj partie por vetëm kanë marrë.
“Po te pyetej Memli Krasniqi dhe disa bashkepunetore te tij nga Zona Kadastrale e “Xhevdet Dodes” koalicioni edhe mund te ndodhte. Po e them kete sepse ju e dini qe Memli eshte takuar me Kurtin dhe Mimozen me heret dhe tema nuk ka qene lufta tregtare SHBA-KINE. E them keshtu sepse fatkeqesisht keta tipa qe sot jane ne krye te PDK nuk perfaqesojne asgje nga identiteti e baza e PDK. Bile mua ne shume aspekte me ngjajne ne racen politike te VV-se. Keta si kane dhene asgje PDK-se per dy dekada, vetem kane marre nga partia”, u shpreh ai.
Kastrati nuk kurseu as kritikat për udhëheqësinë aktuale të PDK-së. Ai ironizoi figurën e Memli Krasniqit, duke thënë se i vetmi “sukses në karrierën artistike” të tij ishte që nuk arriti të krijojë asnjë hit, por që “suksesshëm” u bë kryetar i partisë.
“Nuk kane kontribu ndjeshëm në zhvillimin e PDK-së gjatë dy dekadave të fundit; por janë ngritur në pozita të larta pa një pasqyrë të qartë profesionale, duke e shfrytëzuar partine për përfitime personale, e duke i dhënë shume pak ose asgje partise në këmbim. Thene me thjeshte, keta tipa kane ardhur pa CV ne PDK (maximumi kane qene repera te lodhur tekstet e te cileve sot nuk e kalojne as edhe nje status ne FB, ndersa te tjeret kane qene ose perkthyes ose te papune). Megjithate, i vetmi sukses ne karrieren artistike te Memlit ka qene qe nuk ka arritur te bej asnje hit, por ka arritur te behet Kryetar i PDK, ndersa shoket e shoqet e tij te bankes nga ” Xhevdet Doda” jane bere ministra te perjetshem, keshtu te gjithe se bashku duke i permiresu ndjeshem financat e tyre personale, sepse kur kane hy ne parti xhirollogarite tyre ne krahasim me tash kane qene te zbehura”, tha Kastrati.
Tutje ai thotë se çdo parti që bën koalicion me LVV gabon rëndë dhe e tradhton interesin nacional të shqiptarëve, ku sipas tij çdo veprim i Albin Kurtit, ka çuar ujë në mulli të Serbisë dhe Rusisë.
“Shyqyr qe keta nuk pyeten se nuk do ta perjashtoja koalicionin me VV. Por jo vetem PDK, cdo parti qe ben koalicion me shkaterruesit e shtetit gabon rende dhe tradhton interesin nacional te shqiptareve sepse deri me tani me cdo veprim te tij Albin Kurti ka cu uje ne mulli te Serbise e Rusise duke i demtu rende interesat strategjike te Kosoves”, përfundoi ai, transmeton Gazeta Papirus.