GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit dhe të kolegut të tyre

29/09/2023
në Kosovë
Koha e leximit:4 mins read
​Kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit dhe të kolegut të tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra kardiologë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, protestuan duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi për shkak të paaftësisë menaxheriale. Po ashtu, kardiologët kërkuan edhe shkarkimin shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti, ngase sipas tyre, ky i fundit në muajin gusht, të këtij viti, kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut të tij kardiolog, dhe se ende nuk është ndëshkuar.

Megjithatë, kishte edhe kardiolog që hedhen poshtë këto kërkesa, duke i quajtur të pabaza dhe të artikuluara nga njerëz të caktuar.

Kardiologjia dhe njëkohësisht udhëheqësja e këshillit organizativ për këtë protestë, Aurora Bakalli, tha se kërkojnë shkarkimin e drejtorit të kësaj klinike për shkak të nxitjes së konflikteve ndër kolegiale, ikjes nga përgjegjësia profesionale, mungesës së transparencës etj.

Kërkojmë shkarkimin e drejtorit Lulzim Kamberi dhe atë për disa arsye, e para për shkak të përkrahjes të parezerva ndaj shkaktarit të dhunës në këtë klinikë, për shkak të paaftësive të tij menaxheriale, për shkak të diskriminimit që e bënë ndërmjet punëtorëve, qoftë në baza gjinore, profesionale por edhe edukative, për shkak të nxitjes së konflikteve ndërkolegiale, të rolit tejet përçarës që luan në kolektiv, të kurdisjes se konkursit të shefave të njësive për çka është bërë edhe ankesë. Për shkak të ikjes së vazhdueshme nga përgjegjësia profesionale, mungesës së transparencës për shumë gjëra duke përfshirë edhe listën e gjatë të pritjes së pacientëve…Gjithashtu kërkojmë që të shkarkohet shefi i Njësisë Koronare, dr Artan Ahmeti i cili para se të merrte vendimin për këtë pozitë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut tonë doktor Fisnik Veliu”, tha Bakalli.

Bakalli potencoi se pavarësisht se nënshkruan peticion dhe zhvilluan takim me drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizin ende ka pasur ndonjë lëvizje në drejtimin e pakënaqësive të shprehura.

 

“Këto pa kënaqësi kanë filluar qysh moti, kanë kulmuar me datën 31 te shtatit kur ka ndodhur një akt i dhunës fizike në klinikën e Kardiologjisë, ku njëri nga kardiologët ka goditur kolegun tonë dhe nuk është marrë asgjë ndaj këtij akti, por përkundrazi ky person ka marr vendimin e shefit të Njësisë Koronare…. Ne kemi pritur që menaxhmenti do të reflektojë, mirëpo nuk ka pasur reflektim, si pasojë e kësaj jemi mbledhur kardiologët e pakënaqur, kemi nënshkruar një peticion me datën 18 të shtatit (korrik), pas këtij peticioni me datën 4 gusht kemi pasur një bisedën e klinikës të ndërmjetësuar nga drejtori gjeneral, mirëpo edhe pas negociatave edhe pas peticionit edhe pas bisedimeve deri më sot nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtimin e pa kënaqësive që i kemi shprehur”, potencoi Bakalli.

 

Ndërkaq, profesoresha universitare, Aurora Bakalli paralajmëroi edhe grevë në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të realizohen, derisa shtoi se drejtori Lulzim Kamberi është i përfshirë edhe në listën e pritjes për ekzaminime, ngase sipas saj, pacientët pa radhë po kryejnë shërbime.

 

Lidhur me këto pakënaqësi dhe kërkesa ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Njësisë Koronare, mendon ndryshe kardiologu, Daut Gorani, i cili i quajti ankesa të pabazuara dhe të artikuluara e organizuara nga njerëz të caktuar në mungesë të performancës së tyre.

 

“Ato kërkesa nuk qëndrojnë fare, ato janë të artikuluara, janë të organizuara nga njerëz të caktuar të cilët në mungesë të performancës së tyre e shprehin pakënaqësinë. Për arsye se nuk gjenden në kohën e duhur dhe vendin e duhur, janë kryesisht njerëz që nuk kanë shumë angazhime në punë, ata që angazhohen në punë nuk kanë kohë të ankohen për asgjë, por punojnë. Unë i kisha ftuar kolegët që të punojnë më shumë dhe të ankohen më pak, sepse kurrë më herët nuk kemi punuar në kushte të tilla çfarë i kemi sot, kushtet në të kaluarën kanë qenë shumë fish më modeste, edhe kemi punuar më të vështira, edhe pagat janë më të larta…Unë konsideroj që ato parulla të shprehura aty i takojnë një grupi të vogël të kolegëve të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehin në mënyrë të pa bazuar”, tha Gorani.

 

Ndërsa, ish-drejtori i kësaj klinike, Imri Jashari i pyetur se si e sheh këtë protestë, tha se arsyeja e shkarkimit të tij është se nuk kanë qenë kardiologët në Njësi Koronare, që sipas tij, njëri nga ta ka qenë edhe drejtori i tashëm, Lulzim Kamberi.

 

“Dinjiteti i mjekut është i përulur përtoke, pankartat tregojnë shumë, flasin shumë, duhet të zbërthehen por nuk kemi interesin të flasim më shumë. Për ndryshe çdo shkronjë e shkruar aty e ka një dëshmi dhe një fakt”, tha Jashari.

 

Protesta e kardiologëve ka vazhduar për rreth një orë, duke përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident./KP/

Tags: KardiologetKerkojne shkarkimin e drejtoritprotestaShkarkimin e Kolegut
ShareTweetShare
Previous Post

Sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Të de-përshkallëzohet situata, palët të angazhohen në dialog

Next Post

Radojçiq e pranon përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në veri

Next Post
Radojçiq e pranon përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në veri

Radojçiq e pranon përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në veri

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.