Finalja e madhe e Festivalit të këngës në “Eurovision 2022” do të zhvillohet në PalaOlimpico.
Ky festival do të mbahet të shtunën e 14 majit dhe do të transmetohet edhe në Radiotelevizionin publik të Kosovës – RTK, shkruan Indeksonline.
RTK ka mbi një dekadë që transmeton drejtpërdrejt Eurovizionin.
Blerja e të drejtave të transmetimit të këngës së Eurovisionit i kushtoi Kosovës plot 1 600,00 euro. Kështu u bë e ditur në Prokurimin Publik, ku është publikuar edhe kontrata në fjalë më datë 5 maj.
European Broadcasting Union” është operatori ekonomik nga Zvicra, të cilit i është dhënë kontrata.
Kujtojmë që Kosova nuk është pjesë e Eurovisionit.
Për të qenë në gjendje të marrë pjesë në një edicion të ardhshëm të Konkursit të Këngës, Kosova duhet të bëhet anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Televizionit, si dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara./Indeksonline/