Kosova është njëri nga vendet më të varfra në botë dhe padyshim më i varfëri në rajon.
Papunësia e madhe në vend ka bërë që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të jenë pjesë e ndihmave mujore nga shteti, ose ndryshe të jenë përfitues të ‘asistencës sociale’.
Gjatë vitit 2022, gjithsej 23.661 familje kanë marrë asistencë sociale.
Këtë shifër e kanë bërë të ditur për Insajderin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
“Në muajin Nëntor është bër “Publikimi i Statistikave te Mirqënies sociale tetor 2022“ numri i familjeve qe marrin Asistenc sociale për muajin tetor 2022 janë 23.661 familje më gjithsej 93.451 anëtarë”, ka thënë Zyrtarja e Lartë për Statistika Sociale në ASK, Mirvete Fazliu.
Qyteti me më së shumti familje të cilat janë përfituese të asistencës sociale është Mitrovica. Sipas të dhënave janë 2 mijë e 207 familje të cilat përfitojnë nga kjo ndihmë.
Krahasur me vitin 2021, këtë vit janë 1 mijë e 888 familje më pak në listën përfituese.
“Në vitin 2021 në muajin tetor kemi pasur 25.549 familje me gjithsej 101.588 anëtar numri me i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës më gjithsej 2.313 Familje”, tha Fazliu.