I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për drogë, raporton Gazeta Sinjali.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga gjykata dhe Policia arriti ta arrestojë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për P.Gashin, rreth 29-vjeçar.
Gashi ishte dënuar me burgim nga Gjykata, pasi akuzohej se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.