Një kamion që transportonte lëndë narkotike është sekuestruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e Igumenicës.
Mediat greke raportojnë se në kamion ndodheshin 59 kilogram marijuanë.
Pasi policia ka mbërritur në vendbngjarje ka parë një kamion të parakuar anash rrugës, i cili ishte ndalur nga disa trafikantë të cilët kanë kërkuar që të vjedhin “mallin”.
Në vendin e shoferit ishte një shtetas grek i cili u gjend i pajetë,.
Ndërkohë që policia ka vënë në pranga një tjetër shtetas grek i cili me anë të një bashkëpuntori ka tentuar të çajë kamionin me qëllim marrjen e drogës.
Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro. /abcnews.al/