Denoncimi i një incidenti që ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Shote Galica” në Prizren ka aktivizuar Policinë për kapjen e personit të dyshuar, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes posa ka sulmuar një çift. Arrestimi i tij është bërë në kohë rekord, pasi policia zbuloi vendndodhjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur i dyshuari A.K., 22-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar pronarin e lokalit, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete. I riu, siç merr vesh Sinjali e ka rrahur viktimën me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi rasti është raportuar, por nuk ka arritur të bie në gjurmët e të dyshuarit. Megjithatë, pas nisjes së hetimeve dhe marrjes së veprimeve të nevojshme nga ana e hetuesve, zyrtarët policorë kanë arritur ta kapin të njëjtin.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku u kuptua se dyshohet edhe për një rrahje tjetër, rast ky që kishte ndodhur para disa ditësh.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.