Është arrestuar një person në Gjakovë pasi ka kanosur një zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 05.04.2023 – 19:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur zyrtarin policor gjatë detyrës zyrtare. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.