Një person është arrestuar në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, pasi dyshohet të ketë kanosur me sëpatë një tjetër person.
Sipas viktimës, deri sa ka qenë në rrugë me veturë, i dyshuari e kishte kanosur atë.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Policia raporton se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.