Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka shpërthyer në akuza kundër ndërkombëtarëve, duke thënë se ata “kanë rrejt” dhe “kanë tradhëtu”, sa i përket kushtetve për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Ndërkombëtarët kanë rrejt në këtë rast Kryeministrit dhe të tjerëve u është kërkuar vetëm Manastiri. Raporti i Bakayonis ka qenë pozitiv i cili është votuar me 81 për qind dhe në fund ndërkombëtarët e kanë tradhtuar Kosovën”, ka thënë ai, në emisionin Politiko në Kanal10.
Këto akuza të deputetit vijnë pasi as këtë të martë Kosova s’u fut në agjendë për KiE.