Natash Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dober dan” nga ana e autoriteteve në Serbi.
Sipas Kandiqit, Serbia dhe institucionet e saj e kane rreshtuar veten me huliganët.
Tutje, krejt këtë zhvillim, Kandiq, që është aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, e ka vlerësuar si “një vrimë e zezë”.
“Me ndalimin e [festivalit] “Mirdita”, Serbia dhe institucionet e saj e kanë rreshtuar veten me huliganët dhe me terrin më të madh etnonacionalist. Nuk është më e mundshme që të organizohet një debat për njohje, as një protestë kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës. Një vrimë e zezë” – ka shkruar Kandiq në “X”.