Lisa Rugova, istogosja nga Viena vajza e familjes Rugova po merr përkrahje në të gjithë territorin e Dukagjinit.
Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti për gjuhën e përdorur në fushatë elektorale.
“Tek ne, në shumicën e rasteve, mungon në masë të madhe kultura politike, konsiderata dhe respekti për rivalët politikë. Herë pas here, ky mosrespekt shfaqet edhe ndaj besnikëve të partisë.
Ndërsa ata që i kanë dëmtuar rëndë, si askush tjetër, raportet ndërpartiake dhe ndërvëllazërore janë militantët e Vetëvendosjes, në krye me prijësin e tyre. Ata, siç thuhet, betejat e “forta”, shpesh të ashpra në ekstrem, i kanë bërë si opozitarë, ndërsa me ardhjen e tyre në pushtet kanë dështuar në secilin domen të shtetit”, ka shkruar Rugova.
Ndërsa theksoi se Partia e vetme që e ka ruajtur koherencën, që ka demonstruar politikë shtetformuese dhe që nuk e ka prishur besën me elektoratin dhe qytetarët e saj asnjëherë, është LDK.
Kujtojmë se Lisa Rugova, në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numër 84.