Kandidati për deputet në Zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka mbajtur një takim me veteranët e UÇK-së.
Numri 51 i listës së PDK-së, me anë të një postimi në ”Facebook”, u tregua shumë emocional duke thënë se veteranët janë damari i lirisë që pulson ende sot nëpër Kosovën tonë.
”Veteranët janë damari i lirisë që pulson ende sot nëpër Kosovën tonë. Ata janë historia e Kosovës që endet e gjallë nëpër rrugët, kafenetë e jetën tonë shoqërore. Kombe të tëra s’e kanë këtë fat, që t’i shohin e njohin nga afër njerëzit që e bënë historinë. Ne jemi jashtëzakonisht me fat dhe këtë duhet ta kemi parasysh gjithmonë.
Veteranët meritojnë nderim, respekt e trajtim që s’ua cënon dinjitetin. Programi ynë ka, pos tjerash, edhe mundësinë e punësimit të rregullt të veteranëve pa hequr dorë nga pensioni i tyre meritor. Gjithashtu, ata nuk duhet të zgjedhin kurrë mes pensionit të pleqërisë e atij të veteranit. Një veteran i moshuar nuk është më i pavlefshëm, përkundrazi.
Kosova mundet ma mirë! Veteranëve ua kemi borxh”, thuhet në postimin e plotë të Hajdarit.
Kujtojmë se këto zgjedhje, Petrit Hajdari do të garojë me numrin 51, dhe është njëri ndër kandidatët shumë të fortë që pritet të sigurojë një vend në ulset e Kuvendit të Kosovës.