Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz , tashmë ka bërë betimin e tij në Bundestag, raporton “The Guardian”.
Sipas kushtetutës, betimi bëhet me këto fjalë: “Betohem se do t’ia kushtoj përpjekjet e mia mirëqenies së popullit gjerman, do të promovoj mirëqenien e tyre, do t’i mbroj nga dëmet, do të mbështes dhe do të mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe do t’u bëj drejtësi të gjithëve. Zoti më ndihmoftë.”
Sa i përket pjesës fetare në fund, “Zoti më ndihmoftë”, ajo është opsionale, atëkohë është raportuar se Scholz nuk e ka thënë – por meqenëse Merz është katolik, ai zgjodhi ta thotë.
Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.
Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.
Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6.