GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kancelari gjerman kërkon zgjerimin e BE-së

09/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kancelari gjerman kërkon zgjerimin e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, po këmbëngulë që Bashkimi Europian të mbajë premtimin 20-vjeçar për Ballkanin Perëndimor për zgjerim.
Ai po ashtu ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të bëjnë reforma në vendet e tyre.

“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, tha kancelari gjerman.

Ai ka shtuar se Europa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve.

“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë“, tha Scholz.

Përndryshe, pak ditë më parë, më saktësisht me 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, nën praninë e zyrtarëve europianë zhvilluan një takim në Bruksel.

Në këtë takim u arrit marrëveshja për të pagjeturit, marrëveshje e cila u mirëprit nga pala ndërkombëtare.

Është përfaqësuesi i Lartë i BE’së për politikë të Jashtmë Josep Borrell, ai i cili u deklaruar s’pari rreth këtij dakordimi.

“Të dyja palët e kanë parë çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura dhe të komunitetit më të gjerë. Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur. Ata janë zotuar gjithashtu të bien dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, në nivel të Kryenegociatorëve”, tha Borell.

Përveç marrëveshjes për të pagjeturit, në këtë takim u diskutua edhe për zgjedhjet në veri që u mbajtën pak javë më parë, perëndimi ka deklaruar se nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë.

Duhet theksuar se, në këtë takim u propozua edhe Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky draft-statut, u hartua nga Ekipi Menaxhues – i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kurti e refuzoi dokumentin, duke thënë se nuk është në përputhje me kushtetutshmërinë e Kosovës.

Ndërsa Vucic tha se është “shumë i shqetësuar”, sepse është e qartë se “Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë” për formimin e Asociacionit.

Rreth kësaj, dy ditë më parë, i dërguari i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, tha se ky draft është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhme.

‘‘Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve’’, ka thënë ndër tjerash Lajcak.

Lidhur me këtë, edhe në ditën e takimit ishte njoftuar se gjatë këtij muaji do të ketë një tjetër takim mes dy vende, por në nivelin e kryenegociatorëve

ShareTweetShare
Previous Post

Ja ku ndodhet pema më e vjetër në botë, mosha e saj është ultramijëvjeçar

Next Post

Daut Haradinaj për Ilir Konushevcin: Kosova zor se do të ishte e lirë pa mundin dhe angazhimin unifikues të tij

Next Post

Daut Haradinaj për Ilir Konushevcin: Kosova zor se do të ishte e lirë pa mundin dhe angazhimin unifikues të tij

Lajmet e fundit

29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar, “Defender Europe” fillon nesër me Kosovën nikoqire

29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar, “Defender Europe” fillon nesër me Kosovën nikoqire

25/05/2025
Parashikimi i motit për sot kryesisht i vranët, maksimalja shkon deri në 18 gradë

Parashikimi i motit për sot kryesisht i vranët, maksimalja shkon deri në 18 gradë

25/05/2025
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar, “Defender Europe” fillon nesër me Kosovën nikoqire

29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar, “Defender Europe” fillon nesër me Kosovën nikoqire

25/05/2025
Parashikimi i motit për sot kryesisht i vranët, maksimalja shkon deri në 18 gradë

Parashikimi i motit për sot kryesisht i vranët, maksimalja shkon deri në 18 gradë

25/05/2025
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.