Në një postim në Twitter, Nehammer tha se Austria ishte “ushtarakisht neutrale” por se kishte një “qëndrim të qartë ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.
Karl Nehammer, kancelari i Austrisë do të takohet sot me Vladimir Putin. Kreu i qeverisë austriake është lideri i parë europian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas The Guardian.
Duhet të marrë fund! Ne kemi nevojë për hapjen e korridoreve humanitare, një armëpushim dhe një hetim të plotë të krimeve të luftës.”
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Nehammer pritet të diskutojë rreth krimeve të dyshuara të luftës që ndodhën në Bucha.
Gjatë një vizitë në Ukrainë këtë fundjavë, Nehammer vizitoi Bucha.