GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kamishi tregon se si i siguroi kontaktet për 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se furnizimi bëhet 3 javë pas marrëveshjes

19/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në 3 milionë doza të vaksinës Anti-COVID janë premtuar për Kosovën nga një kompani prodhuese e vaksinës Pfizer-Biontech.

Kështu së paku ka bërë të ditur deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili ka deklaruar se ka siguruar kontaktet e kësaj kompanie, dhe se tre javë pasi vendi të nënshkruan marrëveshje me të, do të vinë dozat e para të vaksinës, raporton Gazeta Express.

Deputeti i Partisë Demokatike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka treguar për Express se si ka arritur të sigurojë kontaktet, të cilat thotë se i ka, me një nga prodhuesit e vaksinës Pfizer-Biontech, si dhe për ndihmën që i është ofruar Kosovës

Ai thotë se dy deri në tri javë pasi Kosova të nënshkruajë marrëveshjen me këtë kompani prodhuese, vendi do të furnizohet me dozat e para të vaksinës.

“Duke parë që virusi çdo ditë po vret qytetarët tanë, kam marrë iniciativën dhe u kam shkruar shoqatave të mjekëve shqiptarë në Evropë dhe në Amerikë, njerëzve me ndikim dhe biznesmenëve tanë të suksesshëm. Unë kam kërkuar ndihmën e tyre që të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinave. Ka pasur edhe iniciativa individuale të shoqatave shqiptare në Gjermani, të cilat i kanë kërkuar ndihmë edhe Bundestagut. Nga këto kontakte kam siguruar një kompani e cila ka dhënë ofertat e saj për Kosovën që të sigurojë 500 mijë deri në 3 milionë doza të vaksinës Pfizer”, ka treguar ai.

Haxhiu ka thënë se ka më shumë se 10 ditë që ka bërë kërkesë për ndihmë në shoqatat e shqiptarëve jashtë vendit, dhe se kompania që i ka ofruar ndihmë Kosovës është mjaft serioze.

Për kontaktet që ka siguruar, ai tashmë e ka njoftuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se Vitia bashkë me Naim Bardiqin, kryesues i Komisionit të Negocimit për sigurimin e vaksinave, nga sot e kanë marrë në kompetencë të diskutojnë dhe pastaj t’i drejtohen kompanisë.

“Ofertën që e kam marrë ia kam dhënë ministrit Arben Vitia. Fillimisht përmes email’it i kam kërkuar që të takohemi për të parë se a kanë interesim për të siguruar vaksinat, pastaj ministri Vitia më ka ftuar në takim. Të gjitha kontaktet ia kam ofruar Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdojë tutje, sepse më tutje kontaktet duhet të bëhen përmes Ministrisë e Shëndetësisë dhe kompanisë prodhuese. Prej sot, ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi kanë marrë në kompetencë të diskutojnë, pastaj t’i drejtohen kompanisë për t’i treguar se janë të interesuar për vaksina”, ka theksuar ai.

Se sa mund të kushtojnë këto vaksina, Haxhiu ka thënë se nuk ka informata, por që është shprehur se aq sa paguan Amerika e Evropa, do të paguaj edhe vendi.

Në këtë proces ai ka thënë se nuk ka vend për keqpërdorime,

“Tani kjo çështje është e tyre, me rëndësi është që të sigurohen vaksinat. Çmimi është i prodhuesit. Ka kompani partnere përmes të cilave mund të bëhet prodhimi, është çmim standard i prodhuesit që e paguan shteti i Kosovës dhe nuk mund të ketë ndikim të ndonjë biznesi. Ashtu sa e paguan Amerika e Evropa, ashtu e paguan edhe Kosova”, ka thënë ai.

Tutje Haxhiu ka thënë se Kosova ka kapacitete që të kryej deri në 10 mijë vaksinime, andaj është e nevojshme që vendi të sigurojë vaksinat në mënyrë që të mposhtim pandeminë.

Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas takimit me Haxhiun ka thënë se janë të hapur për të gjithë ata që u ofrojnë ndihmë.

Ai ka thënë se kontaktet që kanë marrë nga Haxhiu do t’i verifikojnë.

“Së pari falënderoj të gjithë qytetarët që po mundohen të na ndihmojnë, kjo është shenjë e mirë që secili qytetar e secila parti duhet ta bëjë. Ne do të jemi të hapur për secilin qe na vjen dhe na ofrohet sepse është detyrë e jona si Ministri e Shëndetësisë. Ne sot kemi pasur një takim me deputetin Haxhiu, ku ka prezantuar disa nga kontaktet që ne kemi mbetur për t’i verifikuar”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që Kosova deri tani është furnizuar me vetëm 24 mijë doza të vaksinave nga COVAX, ndërsa vendi që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 101 mijë e 794 të infektuar me

Tags: dokamishkosoveshendetesita sjellvaksinen
ShareTweetShare
Previous Post

Vrasja e Haxhi Ahmetit me eksplozivë në Gjakovë/ I dyshuari ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Next Post

Kurti dhe shefi i stafit të KFOR-it diskutojnë për sigurinë në vend

Next Post

Kurti dhe shefi i stafit të KFOR-it diskutojnë për sigurinë në vend

Lajmet e fundit

Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.