Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndërpreë fjalimin e tij gjatë vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë.
Kështu po raporton mediumi Klan Kosova, ku thuhet se derisa Kurti po bënte prezantimin e projektit, filloi ezani në një xhami dhe papritmas Kurti ndërpreu fjalimin e tij derisa të përfundojë ezani.
Ndryshe, nuk është hera e parë që Kurti dhe vartës të tjerë praktikojnë ndërprerjen e fjalimit gjatë momentit kur thirret ezani.
Momenti: