Një person është arrestuar dje në Kamenicë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale, raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
/GazetaPapirus/