Këngëtari Blero tha sonte në Pressing në T7 se “ka pas oferta” për hyrjen e tij në politikë.
“Kam pas oferta”, deklaroi Blero.
I pyetur se nga cila parti politike, ai tha: “Nuk po besoj që është e duhur se jemi me një moment jo të mirë…”
“Lista për Familjen”, e tha me shaka Miran Ramadani.
“Ka mundësi nashta të ardhmen, nuk jam i koncentruar në atë drejtim. I përcjelli shumë, sigurisht nuk marrë vesh në politikë por thjeshtë po du me ditë çka po ndodhë në vendin tonë”, vijoi Blero për ambiciet e tij politike.