Një qytetar është arrestuar dhe më pas liruar pasi e ka kaluar në mënyrë ilegale kufirin në Jarinje, raporton teve1.info
Sipas njoftimit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Mitrovicë-Jarinje Me datë 06.04.2023 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.