GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kallxo: Vëllai i presidentes Vjosa Osmani drejt punësimit në Bankën Qendrore të Kosovës

10/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kallxo: Vëllai i presidentes Vjosa Osmani drejt punësimit në Bankën Qendrore të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ramadan Osmani, vëllai i presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, është përzgjedhur për t’u punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në pozitën: mbikëqyrës i lartë bankar, raporton Kallxo.com.

Sipas tyre, njoftimi për kandidatin e caktuar për pozitën mbikëqyrës i lartë bankar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare është bërë në hyrje të objektit të BQK-së.  Ky institucion, përkundër që publikon të gjitha vendimet rreth funksionimit të tij, këtë njoftim për punësimin e vëllait të presidentes nuk e ka publikuar fare në ueb-faqe.

Sipas njoftimit të BQK’së, Ramadan Osmani ka arritur të marrë 176 pikë (në mesatare) në testin me shkrim dhe intervistën nga 200 sa ishte totali i pikëve të mundshme.

Në garë për këtë pozitë ishin katër kandidatë, ndërsa kandidati i dytë ka marrë 155 pikë, apo 21 pikë më pak se Osmani.

Në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim për shpallje të konkursit, kriteret, procedurat dhe rezultatet e konkursit.

I pyetur rreth punësimit të tij, Ramandan Osmanin nuk ka pranuar të përgjigjet.

“A po e sheh ku jam duke punu? Ditën e mirë!” – ka qenë përgjigjja e shkurtë e Osmanit derisa ka qenë duke hyrë në objektin e Bankës Private për Biznes.

Ai nuk ka filluar ende punën në këtë institucion, pasi ende është periudha e ankimimit për kandidatët e pasukesshëm për këtë pozitë.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje shtesë Ramadan Osmanit, fillimisht përmes zedhënëses së Bankës Private për Biznes e më pas edhe në numrin e tij personal, por ai nuk është përgjigjur.

Sipas profilit të tij zyrtar në rrjetin social ‘Linkedin’, Ramadan Osmani me profesion është financier, ndërsa sipas të dhënave që ka publikuar vetë në këtë rrjet social, ai është i punësuar në Bankën Private për Biznes që nga shkurti i vitit 2020.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmetin, përmes telefonit ka thënë se nuk ka informata dhe ka kërkuar që të kontaktohet BQK-ja, e cila deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga presidenca nuk e kanë mohuar se vëllai i presidentës është punësuar në BQK. Ai ka thënë se presidentja nuk ushtron ndikim për punësim në asnjë institucion.

“Presidentja nuk ushtron ndikim për punësim në asnjë institucion, në asnjë konkurs apo çështje që lidhet me procedura punësimi për askë. Për çështje të tjera, drejtohuni në institucionin e apostrofuar (BQK)” – ka thënë Bekim Kupina për Kallxo.com.

 

Tags: Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Disa të maskuar shtënë me armë në veri, bërtasin “U kthyem, Kosova është Serbi!”

Next Post

Deklarohet ambasada amerikane, sqarohet anulimi i vizitave për SHBA

Next Post
Deklarohet ambasada amerikane, sqarohet anulimi i vizitave për SHBA

Deklarohet ambasada amerikane, sqarohet anulimi i vizitave për SHBA

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.