Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ndodhet aktualisht për vizitë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas informacioneve të portalit Kossev, ende të pakonfirmuara, ajo aktualisht ndodhet në Shtëpinë Evropiane në Veri
Më herët, ajo kishte qëndruar në ndërtesën e Gjykatës dhe nuk dha deklarata për media.
Përndryshe, Bashkimi Evropian në Kosovë nuk i ka njoftuar mediat për vizitën e saj të sotme në Veri.
“Siç u bindëm edhe vetë në vendngjarje, nga kolegët e pakët nga ekipet mediatike që hasëm në terren, përfshirë edhe redaksitë në gjuhën shqipe, nuk ishin të informuar për vizitën, por e kishin marrë vesh përmes burimeve të tyre, shkruan ky portal.