Vendlindjes ia mësynë me vetura e autobusë.
Pavarësisht raportimeve se po ka hezitime për të ardhur në Kosovë përmes Serbisë pas tensioneve në veri, mërgimtarët kosovarë nuk thyen rrugën.
Disa nga të cilët erdhën të dielën kah Merdarja, pohuan për Klan Kosova se s`vërejtën asnjë ndryshim.
Në telash nuk hasi as një tjetër bashkatdhetar që në dorë kishte një tatuazh kombëtar. Një tjetër, shtoi se Serbinë si transit e përdorin për ta shfrytëzuar sa më gjatë pushimin. Përfitimi i serbëve nga ta, për një kurbetçi tejkalon hatërimin me politikën kosovare.
Veç riskut për ndonjë maltretim, mërgimtarëve sivjet akoma nuk po u paguhet sigurimi nga qeveria kosovare, por as kjo s`përbën problem për ta. Pikëkalimi kufitar i Merdarës rëndom është më i ngarkuari me diasporën kosovare