Kalaja e Rozafës “vishet” me ngjyrat e flamurit ukrainas. Shkodra në këtë mënyrë i është bashkuar dhimbjeve të ukrainasve që ditët e fundit po përballen me sulmet e Rusisë.
“Sot më shumë se kurrë vlen misioni i kulturës dhe trashëgimisë historike për të përçuar tolerancën si një nga vlerat më të mira europiane.
Ngjyrat e flamurit të Ukrainës shkëlqejnë këtë mbrëmje në Kalanë e Shkodrës ???????? në solidaritet dhe mbështetje të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.”, shkruan Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër.