Vehbi Kajtazi, nga portali Paparaci, për KIKS Kosovën, tha se qeveria aktuale e di mirë ndikimin dhe pushtetin që ka media.
Andaj edhe me të gjitha forcat, sipas tij, po mundohet të shtrijë kontrollin mbi to.
Tutje, Kajtazi përmendi rastin “Pronto”, duke thënë se atë skandal të partisë në pushtet të asaj kohe, Vetëvendosja e përdori për muaj me radhë dhe organizoi protesta për ditë të tëra, duke përfunduar se tani si pushtet, Vetëvendosje e di shumë qartë se çka skandalet e tilla mund t’u kushtojnë.