Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.
Kajtazi ka theksuar se Kusari-Lila po e akuzon komandantin më të suksesshëm gjallë të UÇK-së.
“Tashme gjerat po kristalizohen.
Shefja e GP te VV-se, Mimoza Musari, po e akuzon komandantin me te sukseshem te gjalle te UÇK-se, Ramush Haradinaj per fryrje te listave te veteraneve.
Kete akuze ne forme ankese po e ben para homologut te saj serb, Slavko Simiq.” – shkroi ai.