Gazetari, Vehbi Kajtazi, po vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet ta bëjë hapin e parë për të zgjidhur çështjen e qeverisjes së komunave veriore pas krizës së shkaktuar.
Ai tha se një gjë të tillë Kurti duhet ta bëjë duke ftuar liderin e opozitës, Memli Krasniqin, për të diskutuar çështjen e kryetarëve veriorë që përfaqësojnë subjektin e tij.
”Komunat në veri, nuk qeverisen më. Këtu është problemi”.E tash për të dalë nga kjo situatë, [Albin] Kurti duhet ta thërrasë Memli Krasniqin, me u marrë vesh me të, me i bindë ky kryetarët e vet, e ai kryetarët e tij për të dhënë dorëheqje”, u shpreh Kajtazi.
/Gazeta Papirus/