GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

20/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët
Share on FacebookShare on Twitter

Vendi u trondit kur para tetë muajsh, në qershor të vitit 2024, u arrestuan Bedri Shabani e Muharrem Qerimi si bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ Serb (BIA), dhe se me informacionet të cilat i dërgonin zyrtarit të BIA-s, Sërgjan Rosiq, kishin rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës.

Tashmë të akuzuarit, Shabani e Qerimi nuk janë të vetmit spiunë në Kosovë, pasi sipas ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, edhe 720 spiunë të tjerë janë në vend. Por, aktiviteti i dy tashmë të akuzuarve për “Spiunazh”, seancat gjyqësore ndaj të cilëve kanë nisur këtë muaj, sipas ekspertit Kajtazi, nuk i përket hierarkisë së lartë. Sipas tij, Shabani e Qerimi qëndrojnë në mes diku pasi që edhe veprimet e bëra e dëshmojnë një gjë të tillë. Kajtazi, në emisionin Rubikon madje thotë se të dy ata kanë thyer protokollin e agjenturave pasi kanë komunikuar përmes telefonit, diçka që sipas tij nuk guxon të ndodhë.

“Këta [Muharremi e Qerimi] nuk janë të kategorisë së rëndë në hierarkinë e spiunëve. Unë i kam përmend 720 persona që janë spiunë në Kosovë. Ka thyerje të protokollit, komunikimi nuk guxon të bëhet me telefon, ata e kanë thyer protokollin, kanë bërë gabime dhe gabimet i bëjnë këta që janë të nivelit më të ulët. Ata kanë qenë të kategorizuar përpara në kuadër të shërbimit sekret si: bashkëpunëtori, lidhja operative dhe lidhja shoqërore”.

“Mbi bazë të këtyre kategorive e kanë bërë rrjetin operativ. Unë mendoj se këta të dy gjinden në mes, në atë që njihet si lidhja operative, është më pak se bashkëpunëtori, se bashkëpunëtorët janë të futur më thellë. Ndërkohë që për Bedri Shabanin e kemi ditur se është spiun para luftës, është përmend emri i tij. Ka depërtu se klasa jonë politike nuk ka dashur me leju kontinuitetin e organeve të cilat kanë bërë Kosovën deri ne `99-tën, edhe këta janë forcu më shumë sesa na. Bashkëpunëtorët e Serbisë janë forcu, Gjykata e Hagës është produkt agjenturor serbë”, tha Kajtazi. /Klankosova.tv

Tags: BIAserbiaspiune
ShareTweetShare
Previous Post

Kica-Xhelili: LDK ka punuar fort, por s’e kemi pritur këtë rezultat – nuk jemi të kënaqur

Next Post

Fetoshi: Fitorja më e madhe e Serbisë kundrejt Kosovës është Specialja

Next Post
Fetoshi: Fitorja më e madhe e Serbisë kundrejt Kosovës është Specialja

Fetoshi: Fitorja më e madhe e Serbisë kundrejt Kosovës është Specialja

Lajmet e fundit

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.