Gazetari Vehbi Kajtazi nuk u përmbajt në batuta pasi sqarimit të KFOR se dronët aq shumë të reklamuar si sukses nga qeveria nuk mund të përdoren në hapësirën ajrore të Kosovës.
Blerjen e dronëve nga Turqia u proklamua si arritje nga qeveria në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, por njoftimi i KFOR ia uli peshën gjithë kësaj nisme kur njoftoi se fluturimi i tyre s’është i lejuar në qiellin e Kosovës, hapësirë e kontrolluar nga ta.
Kajtazi satirizoi me situatën e tanishme kur dronet do të mbesin mbyllur në depo pasi KFOR s’ua lejon fluturimin e çfarë i mbetet tjetër përveç huazimi i tyre.
“E di qe Kurti po punon shume per kete vend. E falenderoj prej zemre. Nje sugjerim i jemi mbase nuk e ngarkon shume. Nuk kish qene keq qe keta dronet Bayraktar me i leshu me qira ne kete sezon dashmash e ahengjesh familjare meqe nuk mundet t’i perdor per lufte.”
Gazetari Vehbi Kajtazi që u gjend javën e kaluar në shënjestër të ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla kur e vlerësoi atë si një shërbyes të ‘luftës hibride’ të Serbisë, pas kritikave të shumta pas incizimit të publikuara mes shefes së grupit parlamentar të VV’së mimmoza Kusari-Lila dhe ish deputetit Slavko Simic të Lista Serbe, ku po diskutonin ligje në atë mënyrë që bënte mundur dyshimin se kishte koordinim mes dy partive, që ishte konsideruar një tabu nga partia në pushtet publikisht.