Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është kriminel.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Berishaj është paguar nga mafia serbe e energjisë.
‘Meqë presidentja po konstaton, çka kam unë që nuk konstatoj. Martin Berishaj është i korruptuar dhe kriminel që duhet të shkarkohet, hetohet dhe të shkojë në burg. Është paguar nga mafia serbe e energjisë. Kaq e thjeshtë është kjo punë. E ju mbane ambasador!”, ka shkruar Kajtazi.