Në një reagim të kryetarit të Republikës Çeçene, u tha se ukrainasit janë të armatosur deri në dhëmbë, dhe se kështu është e vështirë pa pasur ndonjë operacion të madh, që Rusia të dalë fituese.
“Ata janë të armatosur deri në dhëmbë me armë dhe municione të reja, artileri të rëndë të gjeneratës së re dhe ne ende po i vendosim shpresat tona në fitore’’, thuhet në reagimin e Kadyrov.
Tutje ai kërkoi më shumë forcë nga presidenti rus, Vladimir Putin, duke kërkuar që të nisin operacione të reja.
‘’ I kërkoj udhëheqjes së vendit, Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura Ruse, Vladimir Putin, që t’u japë të gjitha forcave speciale urdhrin e duhur në mënyrë që të mbarojnë me nazistët dhe, natyrisht, me terroristët që vranë gratë tona, të moshuarit. , dhe fëmijët në Republikën çeçene’’, thuhet në reagimin skandaloz të Kadyrov