‘Për shkak të agjendave personale’’, është arsyeja se pse Ramush Haradinaj është larguar nga Kuvendi para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Kështu ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj pas dështimit të radhës së seancës për konstitumin e Kuvendit.
‘‘Zoti Haradinaj ka pasur agjenda të tij personale, dhe tash si kryetar i një partie politike nuk mundet çdo 48 orë të vijë dhe të qëndroj këtu, duke pasur edhe agjenda të tjera. Kjo është arsyeja pse e ka lëshuar sallën, për shkak të agjendave’’, ka thënë ajo për media. /Gazeta Papirus/
Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi pa filluar seanca konstituive, mungojnë edhe Limaj e Balje