Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ajo theksoi se ndryshimi duhet të vijë nga Vetëvendosje.
“S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardh prej VV-së, nëse e ndryshojnë kandidatin, nëse e ndryshojnë qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe opsionin që si parti kanë dhënë lidhur me votimin e kandidatëve të VV-së nga AAK-ja.
“Ne kemi dhënë emrat e kandidatëve që i kishim votuar nga VV, edhe pse s’është obligim i partive tjera me votu kandidatin parlamentar”, tha ajo./GAZETA PAPIRUS/