Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e saj të mbështesë ndonjë kandidaturë për kryetar të Kuvendit, përfshirë edhe atë të ikryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“As Limajn nuk e votojmë”, ka thënë Kadrijaj.
Nga AAK-ja kanë thënë se vetëm për Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin kanë votë, nëse propozohen nga Vetëvendosja.