Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është duke qëndruar në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës që iu bë në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Ballkani.info ka marr vesh nga burimet e veta se disa zyrtar brenda PDK-së, kanë pranuar para disa ditësh një telefonatë nga Kadri Veseli.
Ky burim ka thënë se arsyeja e telefonatës ishte mesazh për zyrtarët e PDK-së, që ta dëgjojnë kryetarin në detyrë Enver Hoxhaj.
Kujtojmë se tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është Enver Hoxhaj.Veseli ka udhëtuar drejt Hagës me datën 5 dhjetor, ndërsa në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Speciales, u deklarua i pafajshëm.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal e dyta në zgjedhje. Më së shumti vota kjo parti mori në dy qytetet e rajonit të Drenicës: Skenderaj dhe Drenas.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt. Kjo parti siguroi 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.