GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

09/05/2023
në Ballina, Kosovë, Kulturë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi dhe zëvendësshefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, gjatë qëndrimit në D.C., janë takuar me Kayla McGill, këshilltare për politikat për gratë, paqen dhe sigurinë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, Adam Kozloski, nga zyra e senatores Joni Ernst, Michael Kurtist, zëvendëspresidentin për Zhvillim Strategjik, si dhe Lisa Choate, zëvendëspresidente Ekzekutive në American Councils.

“Në takim me znj. McGill fokusi ishte në angazhimet e Zyrës së Presidentes për fuqizimin e grave dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast organizimi i Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla u konsiderua si një konribut thelbësisht i vlefshëm për avancimin e kësaj agjende, jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por edhe përtej”, njofton Presidenca.

 

Në këtë takim është diskutuar po ashtu për arritjet dhe sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast themelimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, si dhe Grupit për Barazi Gjinore në kuadër të tij, u konsideruan si mekanizma tejet të vlefshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave.

“Nisur nga partneriteti i shkëlqyeshëm me Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, u diskutua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta. Në takim me z. Kozloski u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Në veçanti u vlerësua lart roli dhe mbështetja e vazhdueshme e Kongresit për Kosovën”, njofton tutje Presidenca.

Mes tjerash u diskutua dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë, me qëllim të ballafaqimit dhe adresimit të suksesshëm të sfidave në këtë fushë.

“Ndërsa, në takim me zyrtarët në American Councils, u diskutua për bashkëpunimin shumë të vlefshëm në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë ndër vite. American Councils është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-ve, në mesin e këtyre programeve është programi KAEF. Palët diskutuan për benefitet e jashtëzakonshme të këtyre programeve për vendin tonë, si dhe thellimin e bashkëpunimit përmes themelimit të një programi të praktikës në bashkëpunim me Zyrën e Presidentes”.

Tags: diplomacifuqimizimi i gravekosovaPaqepolitikepresidencaSamitusa
ShareTweetShare
Previous Post

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman premton përkrahjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Next Post

Ambasadorja Popovska thirret nga MPJ-ja e Bullgarisë

Next Post
Ambasadorja Popovska thirret nga MPJ-ja e Bullgarisë

Ambasadorja Popovska thirret nga MPJ-ja e Bullgarisë

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.