Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka folur për largimin e tij nga VV-ja, lëvizje që bëri bujë në media.
Në emisionin Pressing në T7, Abazi po rrëfehet për të gjitha ato që e bënë që të largohet nga VV-ja. Analistja Donika Kadaj Bujupi e ka pyetur Abazin se a ka pasur probleme me kreun e partisë, Albin Kurti.
“Mendoj që pyetja nuk është ndonjë gjë sekrete në kuptimin e formës si po e shtroni. Nuk kam pasur problem me nominim për këtë post. A e keni fjalën kam pasur problem kur jam zgjedhur?”, tha ai.
“Në momentin kur keni shfaqur ambicie për t’u zgjedhur. Keni ardhur si parashutist dhe keni marrë postin e dytë më të rëndësishëm. Pastaj ka rënë përkrahja popullore e juaj. E tani keni dashur ta merrni këtë post”, ia ktheu Kadaj Bujupi.
“Nuk po shtrohet pytja në mënyrën e duhur. Unë kam pasur përkrahjen e Albin Kurtit. Më ka ardhur emailia se në cilën komision dëshiron të bësh kontributin tënd. Kam dashur Komisionin për punë të jashtme, komisionin për ekonomi meqë energjia është dhe nëse më kujtohet drejt, ka qenë një komision tjetër për mjedisin. Në fund më është thënë se mund të jem kryetar i komisionit për punë të jashtme dhe diasporë dhe në asnjë tjetër. Kur i kam parë listat, me emra të deputetëve në shumë komisione, më është dukur e padrejtë”, shtoi përsëri Abazi.