Ka ndërruar jetë doktori i njohur kosovar Dr .sc. Iskender Çitaku, oftalmolog dhe një ndër doktorët e parë shqiptar në Kosovë.
Ishte i lindur në Prishtinë në vitin 1941 ku edhe mbaroi shkollen e mesme! Pastaj vazhdoj studimet ne Fakultetin e Mjekësisë në Beograd ku diplomoi në vitin 1968. Specializimin në fushên e Oftalmologjisë e përfundoi në Shkup në vitin 1975.
Që nga atëherë e deri në pensionim ai punoi në Qendrën kryesore Famijare në Prishtinë ( Shtëpia e shëndetit Qendër).
Pas pensionimit vazhdoi të punojë në sektorin privat duke mos u shkëputur deri tani nga profesioni.
Doktor Iskenderi do të kujtohet si një profesionit i cili i shërbeu qytetarëve në periudha te ndryshme e të vështira për popullin tonë.