Prej 15 ditësh, sipas lajmërimeve në faqen e Ministrit të Shëndetësisë, ministri Rifat Latifi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ky nuk është qëndrimi i parë i gjatë në Amerikë. MSH-ja e ka quajtur këtë “udhëtimin e parë zyrtar”. Në faqen e ministrisë thuhej se Latifi do të merrte pjesë në një konferencë më 6 maj, të njëjtën ditë kur u dha njoftimi se Kurti ka udhëtuar në SHBA
Gazeta Express
Ministri Latifi kishte ardhur nga Amerika për ta udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë. Por, ai kurrsesi nuk po arrin të ndahet nga shteti ku po vepronte deri në fundin e vitit të kaluar. Është raportuar se, për gjashtë muaj prej kur e ka marrë detyrën, Ministri Latifi ka shkuar disa herë në SHBA.
Njoftimi i fundit për aktivitet të ministrit në Kosovë ka qenë më datë 2 maj. Në ditën e festës së Bajramit, Latifi e ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.