Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka thënë se arrestimi i dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj nuk ka qenë diçka e papritur. Kjo sepse, sipas tij, “Ka shumë spiuna në Kosovë” dhe se “gjithmonë do të ketë”.
“Edhe Policia e AKI-ja mund të vëzhgojnë pa urdhër të Gjykatës. Asnjë provë e AKI-së nuk mund të përdoret si provë në Gjykatë. Në rast që vërtetohen edhe nga Policia, atëherë vihen në funksion edhe organet e drejtësisë. Ka pas gjithë edhe ka me pas gjithë spiuna të Serbisë. Ka shumë spiuna në Kosovë”, ka deklaruar ai